14-vjeçari me meningjit në Durrës/ Prindërit të shqetësuar, pretendojnë se nuk janë marrë masa. Autoritetet konfirmojnë vetëm një rast (VIDEO)

14-vjeçari me meningjit në Durrës/ Prindërit të shqetësuar, pretendojnë se nuk janë marrë masa. Autoritetet konfirmojnë vetëm një rast (VIDEO)

Një fëmijë 14-vjeç nga Durrësi është prekur nga meningiti akut. 14-vjeçari është shtruar të premten e javës së kaluar në spitalin e Durrësit dhe më pas u transportua në QSUT.

Korrespondentja Ervina Garo tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se prindërit janë të alarmuar për shkak se pretendojnë që nuk janë marrë masa për të dezinfektuar ambientet e shkollës.

“Ka një përgjigje institucionale në lidhje me situatën e krijuar në qytetin e Durrësit dhe ajo është që deri në këto momente nuk ka raste të tjera të regjistruara me meningjit në të gjitha institucione arsimore.

Është parë se dezinfektimi është bërë vetëm në klasën ku mësonte 14-vjeçari dhe jo i gjithë godinës. Sipas institucioneve, duke qenë sëmundje bakteriale nuk ka qenë e nevojshme të dezinfektohet i gjithë ambienti. Nxënësit e dy shkollave zhvillojnë mësim në të njëjtin objekt arsimor. Fakti që klasa ku është zbuluar rasti ka vijuar mësimin ka qenë një tjetër shqetësim për prindërit.

Institucionet kanë heshtur, madje dhe trajtimi me antibiotikë ka qenë një këshillë për prindërit, ndërkohë që duhet të bëhej nga këto institucione”, tha gazetarja Ervina Garo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy