
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-kreut të Kushtetueses Bashkim Dedja.
SPAK nisi një hetim për Dedjan, i cili akuzohet për veprën penale:
Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
SPAK do të sekuestrojë pasuritë e ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, pasuritë e ish-gjyqtarit të Gjykatës se Lartë, Shkëlzen Selimi, pasuritë e ish gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.
Ata rezultuan me pasuri të paluajtshme që nuk justifikonin me burime të ligjshme. Ish-kreu i Kushtetueses dhe dy ish-gjyqtarët u shkaruan pas Vetingut.



