Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit 11.700 doza të vaksinës Pfizer. Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili thotë se numri total i vaksinave që kanë ardhur në vendin tonë ka shkuar në 1,079,650.
“Kanë mbërritur sërish edhe 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në 1,079,650 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani. Me zgjerimin e fashës së vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, shkruan Rama.



