Punë e shkuar dëm, Lumi i Tiranës nuk ka siguri nga përmbytjet (VIDEO)

Punë e shkuar dëm, Lumi i Tiranës nuk ka siguri nga përmbytjet (VIDEO)

Në dukje gjithçka duket e qetë, pa kurrëfarë rreziku këto ditë maji, teksa Lumi i Tiranës gjarpëron i qetë poshtë urës së Babrrusë drejt perëndimit. Në syrin e një kalimtari, shtrati ku kalon ky lumë, i cili ndan në të dy krahët Tiranën me pjesën veriore në Babrru, Kamëz e Paskuqan dhe argjinaturat në krah, duket se nuk kanë pse të shqetësojnë askënd, sidomos banorët që jetojnë në ndërtesat përkrah. Kjo edhe falë ndërhyrjeve që janë bërë gjatë dy viteve të fundit për rehabilitimin e shtratit, me argjinaturat mbrojtëse dhe pyllëzimin e zonës.

Garancia e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili prezantoi projektin si mrekulli, të realizuar nga ekstremiteti i së pamundurës, erdhi në muajin dhjetor 2017, e ripërsëritur po me të njëjtin perifrazim në dy javë më parë në inaugurimin e bulevardit të ri.

Por bastin e krybashkiakut e rrëzon eksperti i Hidroteknikës, inxhinier Fitim Ballo, i cili thotë se me këtë formë investimi lumi do të shkaktojë përmbytje, si ato që janë parë periodikisht gjatë viteve të fundit.

Një tjetër argument i inxhienerit lidhet me argjinaturat në të krahët e lumit, të cilat nuk kanë të lartësi të barabartë sikundër e kërkon teknika, një përgjigje që kjo që krijon aluzionin e trajtimit se Kamza është krahu i njerkës, ndëra Tirana krahu i Nënës.

Në dukje, veshja e argjinaturës në të dy krahët por edhe në vijimësi është e ndryshme, diku me masivë guri e diku tjetër në afërsi të urave me gabionë. Prurjet e vazhdueshme kanë zhvendosur një pjesë të këtyre gurëve, çka për inxhinier Ballon numërohet në vazhdën e mangësive të veshjeve anësore, teksa shpejtësia e prurjes 12 deri në 15 m/sekondë nuk mund të përballohet nga veshjet masivët e gurëve.

Banorët përrth na thonë se në kulmin e reshjeve, lumi i Tiranës vijon të prekë sipërfaqen e poshtme të urës, ndërsa 200 m më poshtë, një banesë e veçuar përballet me valën e përmbytjes edhe sot.

Lopata e kryetarit të bashkisë, teksa ky banor e shihte nga krahu tjetër i lumit, mbeti një rreng i shpresës për t’i shpëtuar makthit të tij dhe familjes pas cdo vershimi të shiut.

Mbjellja e pemëve në argjinatura është një tjetër gabim në projektin e zbatuar nga bashkia.

Por, në një zonë të populluar shpejt, pa kriter dhe pa marrë parasysh riskun, tashmë që mëkati i banorëve është larë, pas të gjitha vërshimeve të pasviteve 2000, duket se mëkati do të kalojë në krahun e vendimarrjes. Projekti i bashkisë së Tiranës, i hartuar sëbashku me bulevardine ri nga studio “Grimshaë” në vitin 2014, ka zgjeruar shtratin e lumit dhe ka krijuar hapësira të në të dy anët e tij. Në fakt, projekti rrëzon një projekt të mëhershëm të dorëzuar 10 vite më parë nga inxhiner Fitim Ballo.

Por, cila është bomba ekologjike që parashikon inxhinier Ballo? Pse bashkia aktuale e Tiranës dhe Grimshaë kanë gjetur formën e gabuar të investimit? Kush rrezikohet nga parashikimi dhe alarmi që përcjell inxhineri për sigurinë llogaritëse që ka bërë bashkia?

Në rast se do të zbatohej projekti i dorëzuar në fillim të viteve 2000, i dorëzuar nga firma El-Consulting, lumi i Tiranës sot do të kishte një pamje si ajo e lumit të Zezës në Fushë-Krujë, e për të cilën Ballo garanton sigurinë në përmbytje, ndërsa komenton se edhe kosto e punimeve është me e ulët. Por, Përmbtyjet e viteve të fundt në Tiranë, përvecse janë trajtuar si fatkeqësi të natyrës, kanë bërë përgjegjës me terma të përgjithshëm edhe qytetarët që kanë zgjedhur të ndërtojnë pa leje, anës vijës së sigurisësë lumenjeve, por asnjëherë nuk kanë vënë para përgjegjësisë, inxhinierë, projektues e firmëtarë të këtyre projektev për dëmet e shkaktuara.

Tirana mund të ketë 1800-2000 mm shi/vit. Pra ka një oshilacion shumë të madh. Oshilacioni i reshjeve për Tiranës mbërrin ndërmjet 1800-2000 mm shi në vit, ndërsa lumenjtë që kalojnë në kryeqytet dhe qark kanë prurje me pjerrësi të madhe, të varura këto nga reshjet.

Lumi i Tiranës apo Bregu i Lumit siç njihet rëndom, këto ditë maji është një "Lumë i Vdekur", sipas huazimit të titullit të romanit të Jakov Xoxës, por kur të mbarset, mjerë të gjallët...
 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy