
Banorët e 115 familjeve në Qytetin Studenti kanë protestuar sot pasi Bashkia e Tiranës i ka skualifikuar nga projekti I rindërtimit duke mos mbajtur premtimin për t’i strehuar në zonën e 5 majit. Ata u larguan 3 vite më parë nga godinat e studentëve, ndërkohë që nuk kanë ende asnjë sqarim nga Bashkia e Tiranës për strehimin e tyre.



