Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, është e bindur që partia e saj do të jetë në qeverinë e ardhshme. Në nëj status në “Facebook”, Doda thotë se pavarësisht se është parti e vogël, PDIU-ja është e përfshirë në fushatë dhe struktura funksionale që do ta bëjnë fituese.
Duke sqaruar deklaratat e saj pas marrëveshjes Rama-Basha, Doda thotë se i vetmi shqetësim që ka shprehur ka qenë ai për mungesën e çdo “norme politike, njerezore e morale kur halli i vetem i elefanteve eshte te shkelin barin e komshiut”.
Statusi i Dodës
Sqarim per kuriozet, dashamiresit dhe keqdashesit.
Une nuk kam asnje shqetesim per PDIU dhe as per rezultatin qe ne do kemi ne Tirane e ne gjithe Shqiperine. Do jemi fitues te bindshem dhe qeveria e ardhshme do kete PDIU elementin e saj thelbesor.
Une kam shprehur shqetesim per mungesen e çdo norme politike, njerezore e morale kur halli i vetem i elefanteve eshte te shkelin barin e komshiut.
PDIU eshte me shume se kurre e perfshire ne fushate dhe me struktura funksionale. Te gjithe bashke ti japim nje leksion moral e njerezor hileve ne politike. Te gjithe bashke ata qe kane #Veç1Atdhe



