
Gjatë takimit me Olaf Scholz, kryeministri Albin Kurti kërkoi që kancelari gjerman ta ndihmojë Kosovën për liberalizimin e vizave dhe të njihet nga sa më shumë shtete.
Kosova ka një fuqi të re punëtore dhe të talentuar dhe mundësi tejet të mëdha e të mira. Kosovë është tregim suksesi prandaj kemi nevojë për ndihmën e Gjermanisë si aktor i rëndësishëm në botë, pavarësia e Kosovës duhet të njihet nga sa më shumë vende duke përfshirë edhe 5 vendet e BE-së dhe në këtë mënyrë të evitojmë krijimin e narrativave të dëmshme. Nga Scholz kërkova që Gjermania ta shtyjë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Në korrik bëhen katër vite prej që Komisioni evropian ka propozuar liberalizimin e vizave për herë të dytë”.



