
Presidenti sllovak, Andrej Kiska, ka emëruar sot kryeministrin e ri, Peter Pellegrini. Ish-zëvendëskryeministër, Pellegrini zëvendëson Robert Fico-n, i cili dha dorëheqjen javën e shkuar pas vrasjes së gazetarit Jan Kuciak.
Kryeministri i ri ka 30 ditë kohë për të fituar besimin e Parlamentit, ku3 partitë e koalicionit kanë shumicën me 81 nga 150 vota. Megjithatë, pritet që prova e votëbesimit të kalohet nesër.
Për presidentin Kiska, qeveria e re duhet të fitojë besimin e opinionit publik në situatën e tesnionuar pas vrasjes së gazetarit investigative, Jan Kuciak. Kriza politike nisi pasi artikulli i papërfunduar i Kuciak u botua duke nxjerrë në dritë lidhjet mez emrave të politikës dhe mafias.



