Zjarri në landfillin e Elbasanit/ Duka: Situata alarmante, banorët janë këshilluar të mos dalin nga shtëpia (VIDEO)

Zjarri në landfillin e Elbasanit/ Duka: Situata alarmante, banorët janë këshilluar të mos dalin nga shtëpia (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar  pasditen e sotme në periferi të qytetin e Elbasanit rreth orës 17:10 në fushën e grumbullimit të mbetjeve, në zonën e njohur si Landfilli pranë Inceneratorit të Elbasanit.

Korrespondentja e MCN Tv Entela Duke tha përmes një lidhjeje telefonike se situata është alarmante dhe se prej 2.5 orësh zjarrfikësit nuk kanë mundur t’i vënë nën kontroll flakët. 

Një zjarr i madh ka përfshirë fushën e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit duke shkaktuar ndotje të madhe. Ndotja ka mbërritur deri në qytetin e Elbasanit, edhe pse bëhet fjalë për hapësirë të konsiderueshme. 

Kanë kaluar më shumë se 2.5 orë, është e vështirë që kjo vatër të vihet nën kontroll. 

Situata është alarmante. Në vendngjarje janë forcat zjarrfikëse dhe policia ushtarake. Banorët janë këshilluar të mos dalin nga banesat, të mbyllin dritaret. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy