Çështja e emrit, temë e takimit Merkel-Cipras në Bruksel

Çështja e emrit, temë e takimit Merkel-Cipras në Bruksel

Çështja e emrit të Maqedonisë do të jetë një nga temat e takimit mes kryeministrit grek, Aleksis Cipras, me kancelaren gjermane, Angela Merkel. takimi do të zhvillohet sot në Bruksel në kuadër të takimit joformal të 27 vendeve anëtare të BE-së.

Sipas gazetës greke “Zougla”, pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, Merkel e shprehi qëndrimin se “situata në Maqedoni është e qetësuar në shkallë të madhe dhe se vendi ka hyrë në fazën e stabilizimit”.

 Çështja e emrit ishte edhe një nga temat e bisedës telefonike Cipras – Merkel, që ndodhi një ditë para vizitës së kryeminsitrit Zaev në Berlin dhe takimit me kancelaren gjermane.

Televizioni grek Skaj, duke iu referuar burimeve të veta, thotë se Cipras ia ka theksuar Merkelit nevojën për zgjidhje përfundimtare të kontestit, me ndryshim të emrit kushtetues të vendit fqinj.

 Pas takimit me Zaevin në Berlin, Merkel është shprehur se kontesti mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin, deri më tani, është  më afër zgjidhjes.

“Kompromiset çdoherë janë të dhimbshme, por edhe të domosdoshme. Ai është arti i diplomacisë dhe për atë nuk duhet të flitet në konferenca për shtyp, por prapa dyerve të mbyllura. Besoj se deklaratat publike më shumë mund të dëmtojnë, se sa ta ndihmojnë procesin”, shtoi kancelarja gjermane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy