Alkooli dhe duhani te të rinjtë, Shuperka e Xhufi: Varësi që nisin herët, shumë e vështirë të mposhten

Alkooli dhe duhani te të rinjtë, Shuperka e Xhufi: Varësi që nisin herët, shumë e vështirë të mposhten

Sipas të dhënave më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në Shqipëri 19 për qind e adoleshentëve 13-15 vjeç janë përdorues të alkoolit, ndërsa 15% e tyre konsumojnë duhan. Roland Shuperka, mjek, ekspert i shëndetit publik dhe Suela Xhufi, mjeke toksikologe, diskutuan në studion e MCN Informacion mbi dëmin që shkaktojnë të dyja në shëndetin e të rinjve. 

 

Suela Xhufi

Nëse përdorim alkool në sasi të madhe dhe në mënyrë kronike, vjen një moment që i gjithë hekuri zhvendoset në tru. Dhe kjo shkatërron qelizën neurale. Nëse ekspozimi është i gjatë, nuk ka rikuperim. Ka pacientë që nuk munden më ta lënë alkoolin, sepse qeliza mësohet me alkoolin. Në Shqipëri, pacientët nuk vijnë në stade të lehta për t’u rikuperuar. Vijnë kur varësia është shumë e madhe dhe konsumi i kalon 500 cc në ditë. Me alkool, pacientja më e re e imja ishte një 25-vjeçare, e cila e kishte nisur që 15 vjeç.  

Nëse flasim për pacientë që kanë mbi 25 vjet dhe niveli ka qenë mbi 500 ml në ditë, është e vështirë ta lënë alkoolin. Kjo është puna që unë bëj përditë. Kam pacientë që kanë 5 vjet që e kanë lënë. Por në momentin që ai mund të ndihet vulnerabël, mund të rikthehet. 

Pjesa më e madhe e njerëzve nuk duan ta lënë duhanin. Unë kam sjellë në klinikë shërbimin me lazer, por nuk duan ta lënë. Ka mënyra të padëmshme për ta lënë duhanin. 

 

Roland Shuperka 

Të alkoolizuar janë 1.5-1.8% e popullsisë. Alkoolizmi është sëmundje kronike. Si e tillë, nuk shërohet. Vetëm kurohet. Si# trajtohet nëpër spitale me psikologë. Një i alkoolizuar, në momentin që shkëputet nga alkooli dhe kthehet, kalon përsëri. 

Në mbrëmjet e maturës p.sh. shkohet në dehje. Edhe shotsat, nuk numërojnë se sa hidhen. Prindërit nuk kanë kontroll mbi fëmijët. Ikin në mëngjes në punë e kthehen në mbrëmje vonë. 

Sot përdoret edhe kjo pija BMV që jepet me çmime të lira. Normë e lejuar është 150 ml verë, 40 ml uiski apo 330 ml birrë. Pesë ditë në javë, mbi 18 vjeç. Nuk thuhet mos pi alkool, pije por me masë. 

85% e duhanpirësve e kanë nisur duhanin para moshës 18 vjeç. Problemi është i tillë që nuk po arrijmë ta ulim dot. Janë mbi 1.2 miliardë duhanpirës në botë. Nuk kemi pasur sukses. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy