Avokati Fatmir Merkoçi në studion e lajmeve në MCN TV teksa foli për reformën në drejtësi u shpreh se ajo nisi pa bazë ligjore.
Ndër të tjera ai e cilëson si problematikën më të madhe është prioriteti që i ëshqtë dhënë një grupi, apo shoqate për të marrë në shqyrtim dosjet dhe gjobitja e avokatëve, ndërsa shprehet se një avokat ka të drejtë të bëj rekurs të një cështje dhe madjhe ta coj dhe në gjykatën e lartë atë.
Teksa iu kthye edhe njëherë reformës në drejtësi Merkopci tha se ajo nuk është për shqiptarët, por është reformë e Sorosit.
Problematika më e madhe është se gjykatat kalojmë në një sistem diktatorial ku njerëzit nuk dëgjohen. Tani kanë hequr dhe avokatin dhe ajo që është më e keqja i është dhënë prioritet një shoqate për të marrë në shqyrtim dosjet dhe më e rënda është gjobitja e avokatëve, ku çdo avokati i hiqet e drejta për rekurs. në jo vetëm kam të drejtë të bëj rekurs, por kam të drejtë ta çoj dhe në gjykatë të lartë.
Gjykata e lartë ka pasur të drejtë të gjykojë dhe në themel kur ka pasur të drejtë. Kam deklaruar që në fillim qe kam kërkuar reformë në drejtësi por e kam kërkuar ndryshe, por më kryesoja është se refroma në drejtësi nuk mund të bëhet nga maja poshtë, këta e nisën mbrapsht. Nisën një reformë pa bazë ligjore dhe kjo do sjellë kaos. Unë kam kërkuar nëse doni të bëni reformë mbyllni gjykatën një muaj dhe ta marrin nga avokatët, gjyqtarët apo ta zgjedhin vetë dhe të gjithë janë hedhur kundra kësaj dhe në fund dolëm këtu ku jemi. Reforma në drejtësi jo e qytetarëve, kjo është reformë e Sorosit.
Më vjen keq që shprehen se reduktimi i gjykatës do të sjellë cilësi, ky është lapsus. Kur ato pakësohen të jem i qartë unë kërkova të kishte prurje mirëpo ne këtë e kemi bërë gabim që në 2002, pastaj nëse ti ke 6 gjykata apeli të tjerat vinë në Tiranë ne e kemi pasur njëherë këtë dhe u detyruam të bëjmë gjykata të tjera dhe tani nëse veprojmë kështu të gjitha dosjet mblidhen në Tiranë. Tirana ka nevojë për një gjykatë në lagje aq çështje ka jo një gjykatë të mbledhi të gjitha. Një dosje si ajo e pronave ka 20 vite në gjykatë dhe nuk gjenë zgjidhje sepse ka dosje që pret 20 vjet dhe pronari ka vdekur. Këto që bëjnë këta si zgjidhje nuk janë zgjidhje. Ka aq shumë probleme ne duhet të shtojmë numrin e gjyqtarëve dhe jo ti pakësojmë se kjo nuk ka cilësi. Mos mbaj këshilltarët, por shto gjyqtarët. Gjyqtari le të penalizohet për këtë jam. Gjykata e lartë po shkel të drejtat e njeriut. Për mua më i rrezikshëm është i paafti se ai i korruptuari dhe për mua ky duhet të ishte kriteri bazë i kësaj reforme të cilën e anashkaluan.



