Gara për kreun e SPAK/ Braho: Kam hetuar zyrtarë të lartë dhe kam kërkuar konfiskimin e pasurive

Gara për kreun e SPAK/ Braho: Kam hetuar zyrtarë të lartë dhe kam kërkuar konfiskimin e pasurive

Prokurori Klodian Braho po shpalos para anëtarëve të KLP vizionin e tij për drejtimin e SPAK-ut. Duke folur për veprimtarinë e tij, Braho vuri në dukje se ka hetuar funksionarë nga niveli bazik deri në ministër. Ai vuri në dukje se lidhur me zyrtarë të  lartë apo të krimit të organizuar kam kërkuar konfiskimin e pasurive. 

 

Në fjalën e mbajtur Braho theksoi se duhet ngritur një sektor i veçantë për analizimin e të dhënave pranë SPAK, për ta shndërruar strukturën në proaktive. Braho tha se BKH duhet të shndërrohet në burim kryesor të fillimit të çështjeve penale të SPAK.

 

Sa i përket vizionit, ky kandidim është një angazhim për të përforcuar më tej institucionet më të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Vizioni im përfshin organizimin dhe konsolidimin e SPAK, ndërtimin e një strukture model, e aftë dhe e përgatitur për sfidat e reja të krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke respektuar standardet ndërkombëtare të drejtësisë. 

 

Sa i përket ideve për përmirësimin e strukturës. SPAK duke qenë se përballet me një volum të madh çështjes komplekse, ka nevojë për krijimin e një sektori të veçantë për analizën e informacionit, duke e përshtatur me modelet dhe eksperiencat e vendeve të tjera. Ngritja e sektorit të analizës është e domosdoshme për ta shndërruar strukturën në proaktive.

 

Sa i takon marrëdhënies me BKH ka nevojë për përmirësime. Duhet krijuar një njësi e veçantë që të realizojë veprime operacione të përgjimit, në vende publike dhe private. Byroja duhet të jetë burimi kryesor i fillimit të çështjeve penale të SPAK”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy