
Skenari i përfolur qëkurse Berisha siguroi firmat e delegatëve për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, do të kthehet në fakt.
Burime të sigurta i konfirmuan MCN, se “Komisioni peër rithemelinin e PD-së” po bën gati dosjen për në Gjyjatën e Tiranës, aty ku edhe është e regjistruar PD.
Të njëjtat burime konfirmuan se dosja do të përmbajë kërkesën për regjistrim të ndryshimeve në statut dhe akteve të posaçme, që u miratuan në Kuvendin Kombëtar. Aneks i statutit janë edhe logo dhe vula e PD-së, që sipas një njoftimi të fundit të Komisionit, janë të vetmet legjitime që prej së shtunës.
Nuk përjashtohet që dosja të dërgohet të hënën.
Ndryshimet në statut, ku përfshihen ndryshimi i logos dhe vulës së partisë, shkarkim i kryetarit kur humbet zgjedhje, primaret, fraksionet etj, u miratuan me votë unanime të shtunën në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, në stadiumin “Air Albania”, ku u votua gjithashtu edhe shkarkimi i Lulzim Bashës nga detyra.



