
Duke filluar nga 1 Korriku, qytetarët dhe bizneset në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë Veriore dhe Serbi do të paguajnë më pak gjatë përdorimit të telefonave të tyre celularë brenda rajonit.
Tarifat e roaming për thirrjet brenda rajonit ulen deri në tetë herë më pak, ndërsa shpenzimet për të dhënat nga € 3/MB shkojnë në € 0.20/MB.

Çmimet për shërbimet roaming mes Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës do të ulen me 27% kurse deri në korrik 2021, do të eliminohen plotësisht.
Dinamika e reduktimit të çmimeve është në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në Samitin e dytë dixhital për Ballkanin Perëndimor si një parakusht për fillimin e procesit të roamingut të BE.
Marrëveshja u nënshkrua fillimisht midis Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës dhe ulja e çmimeve nisi që nga viti 2014.
Vitin e kaluar, Shqipëria dhe Kosova iu bashkuan iniciativës rajonale.
Roaming përdoret për të dërguar mesazhe SMS 78%. për telefonata 54.8% ndërsa për interent vetëm 18%.
Marrëveshja e re e roaming rajonal është hapi i parë i procesit “roaming si në shtëpi”. Nga 1 Janari i 2020 pritet një reduktim i mëtejshëm i tarifave.



