Emmanuel Macron thyen heshtjen për skandalin Benalla: Unë jam fajtori

Emmanuel Macron thyen heshtjen për skandalin Benalla: Unë jam fajtori

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thyer heshtjen e tij mbi skandalin e truprojes së tij që sulmoi demonstruesit në ditën e 1 Majit duke thënë se: "Unë jam fajtori".

Pas sulmeve të shumta dhe më i rëndi që ai ka hasur që nga zgjedhja e tij në krye të Elysee 14 muaj më parë, Macron shtoi, "Ata mund të vijnë e të marrin mua në pyetje. Unë do t'i përgjigjem popullit francez".

Duke folur për deputetët e partisë së tij në Paris të martën, Macron denoncoi sjelljen e Alexandre Benalla si një "tradhti".

Benalla, një ndihmës presidencial dhe anëtar i rrethit të brendshëm të Macron, është akuzuar me dhunë pasi ai sulmoi demonstruesit gjatë protestës në të cilën ai duhej të ishte një vëzhgues.

Pallati Élysée, i cili e dinte për sulmin e Benalla ditën tjetër, e mbajti të fshehtë për më shumë se dy muaj. 

Pasi Benalla sulmoi dy protestues ai u pezullua fillimisht nga puna e tij për dy javë, pastaj u lejua të kthehej në postin e tij. Por javën e kaluar kur gazeta Le Monde publikoi pamjet e sulmit, Benalla ishte thirrur për t'u marrë në pyetje nga policia dhe u nënshtrua hetimeve zyrtare të dielën. 

Ai u shkarkua nga pozicioni që mbante pasi kriza u përshkallëzua.

Duke folur me mbështetësit në Paris të martën në mbrëmje, Macron tha: "Në një republikë shembullore nuk do të thotë të mos bësh gabime. Askush rreth meje ose kabinetit tim nuk ka qenë kurrë i mbrojtur ose i përjashtuar nga rregullat. Kurrë."

Në fjalimin e tij prej 30 minutash, Macron tha se Benalla ishte një "përkrahës i cili ishte shumë i përfshirë në fushatën presidenciale". Ai pranoi se ishte i zhgënjyer nga sjellja e Benalla, të cilën ai e kishte përshkruar më parë si "tronditës dhe të papranueshëm".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy