
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, dhe gazetari Arjan Çani debatuan mbi shkaqet e krizës së PD. Topalli tha se partisë i ka munguar demokracia e brendshme vitet e fundit, ndërsa sipas Çanit shkak është shpallja e Berishës non grata.
Po sikur të mos ishte Sali Berisha? A do të kishte brenda kësaj force politike ide, qëndrime? Në kemi probleme të mëdha me demokracinë brenda forcave tona politike. Nëse ne nuk reflektojmë dhe t’u kthehemi të gjitha ngjarjeve të 10 viteve të fundit, rrezikojnë të na përsëriten. Kjo nuk është vetëm në partinë tonë, është edhe në anën tjetër, madje më e rëndë.
Nuk keni pse i mëshoni fort demokracisë në parti. Ajo do të vijë. Kjo që ndodhi nuk ndodhi për mungesë demokracie. Ndodhi sepse nxorën non grata doktorin. Unë them trupi i PD u godit papritur në një nga pikat më të dobëta të tij, që quhet Sali Berisha.



