Projekt-vendimi për ndalimin e importit të automjeteve me moshë më të vjetër se 10 vjet dhe që standardi i motorit duhet të jetë Euro 5, i bërë i ditur nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, disa muaj më pare do të hyj në fuqi në muajin nëntorë.
Pavarësisht se Klosi dhe kryeminstri Edi Rama deklaruan se hyn në fuqi më 1 janar 2019, ky njoftim nuk është i vërtetë pasi agjensitë doganore kanë njoftuar tregtarët që pas datës 25 nëntor 2018 nuk do të zhdoganohet asnjë makinë e prodhuar pas 2009.
Por si është pritur ky vendim nga tregtarët? Përveç se pranojnë që ka rënë numri i xhirove, ata ngrenë mungesën e informimit.
Një kusht tjetër i deklaruar nga Klosi është edhe targimi i automjeteve, pasi sipas tij janë 60 mijë makina pa targa. Për këtë fakt bizneset kanë mendime të ndryshme përveç kostos shtesë.
Ndër arsyet kryesore se përse erdhi ky vendim, Ministria e Mjedisit pati thënë se është ndotja e mjedisit. Mirëpo tregtarët dyshojnë për interesa personale dhe akuzojnë pronarët e karburanteve.
Sakaq, ka informacione se kontrolli fizik për regjistrimin e makinave dhe ndryshimin e pronësisë u ka kaluar dy kompanive private, për të cilat deri tani nuk është dhënë asnjë njoftim zyrtar. Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia e shtyrjes së vendimit edhe për 1 vit.



