Një atentat mafioz ka ndodhur në qytetin e Lushnjes pasditen e së mërkurës ku mbetën të vrarë me breshëri kallashnikovi dy të rinj, 22 dhe 23 vjeç. Mësohet se viktimat janë miqtë e ish kapo bandës së Lushnjes Aldo Bare. Policia gjeti automjetin e atentatorëve pak minuta më vonë duke u djegur.



