INSIG në shitje për 15.3 milion euro, tenderi në mars

INSIG në shitje për 15.3 milion euro, tenderi në mars

Ministria e Financave shpall tenderin e hapur për privatizimin e të vetmes kompani shtetërore në tregun e sigurimeve INSIG.

 

Në njoftimin e publikuar sot thuhet se tenderi do të fillojë me vlerën fillestare prej 15.3 milion euro, e konvertuar në lekë me kursin e ditës së sotme, 25 janar 2016. Mbi këtë vlerë blerësit e mundshëm do të konkurojnë se kush ofron më shumë.

 

Sipas publikimit të financave formula e privatizimit të paketës së aksioneve të shoqërisë “INSIG” sh.a. do të jetë shitja 100% e paketës shtetërore me tender të hapur.

 

Të gjithë subjektet e interesuara për tu futur në këtë garë do të mund të tërheqin dokumentacionin pranë Ministrinë së Financave, nga nesër deri më 9 mars. Ndërkohë sipas planifikimit të financave më 10 mars 2016 po në Ministrinë e Financave bëhet dorëzimi i ofertave. Sipas procedurës së përcaktuar subjekteve para se të hyjnë në tender do të duhet të ngrijnë në bankë një garanci prej tridhjetë milion lekë.

 

Pas mbylljes së dorëzimit të ofertave vlerësimi i tyre planifikohet të bëhet deri në datën 19 mars dhe më 25 mars 2016 do të dalë rezultati përfundimtar.

 

Në pikëzimin e kritereve të përcaktuara për shitjen e INSIG, 80 pikë do të shkojnë për subjektin që ofron çmimin më të lartë, 10 pikë për cilësinë e planit të biznesit dhe 10 pikë të tjera për cilësinë e investitorit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy