“Forcat ruse mbajnë rob 11 kryebashkiakë ukrainas, vrasin një tjetër”

“Forcat ruse mbajnë rob 11 kryebashkiakë ukrainas, vrasin një tjetër”

Forcat ruse po mbajnë rob 11 kryebashkiakë të zonave lokale të Ukrainës si dhe kanë vrarë një kryetar bashkie.

Kështu deklaroi të dielën zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk, me anë të një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale.

Vereshchuk tha se 11 kryebashkiakë lokalë nga rajonet e Kievit, Khersonit, Mykolaiv dhe Donetsk “janë rob të rusëve”.

Ajo shtoi se Ukraina do të “informojë Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, OKB-në dhe organizata të tjera për robërinë e tyre”.

Vereshchuk komunikoi gjithashtu se qeveria ukrainase mësoi të shtunën se Olga Sukhenko, kryetarja e Motyzhyn, një fshat në rajonin e Kievit, u vra pas marrjes peng.

Ky është një krim lufte, ata që janë përgjegjës duhet të dënohen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Ukraina do të bëjë përpjekje për të siguruar që civilët tanë, kryebashkiakët, priftërinjtë, gazetarët dhe aktivistët të çlirohen nga paraburgimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy