Japoni, ekzekutohet “truri” i sulmit me gaz sarin në metronë e Tokios

Japoni, ekzekutohet “truri” i sulmit me gaz sarin në metronë e Tokios

Lideri i grupit që kreu sulme në metronë e Tokios në vitin 1995 është ekzekutuar me varje. Shoko Asahara, themelues i grupit Aim Shinrikyo, u ekzekutua për sulmin me gaz sarin, në të cilin 23 vjet më parë mbetën të vdekur 13 persona. Bashkë me të u ekzekutuan edhe 6 anëtarë të tjerë të grupit, të akuzuar për të njëjtën vepër.

63-vjeçari Asahara, emri i të cilit është Chizuo Matsumoto, ishte i pari që u ekzekutua në grupin me 13 persona, të akuzuar për një sërë krimesh të kryera nga “E vërteta Supreme”, që idealizonte fundin e botës.

Sahara është arrestuar në vitin 1995, dy muaj pas sulmit të 20 marsit në metronë e Tokios, ku vdiqën 13 persona.

Fillimisht Asahara e kishte mohuar se ishte arkitekti i sulmit, por më vonë, në vitin 2004, pranoi se e meritonte dënimin me ekzekutim.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy