
Qeveria e SHBA është pranë dërgimit të një sistemi raketor të shumfishtë me rreze të gjatë veprimi (MLRS) në Ukrainë.
Rusia i sheh dërgesat e tilla të armëve të rënda si një përshkallëzim provokues.
Presidenti Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas kanë kërkuar shpërndarjen e MLRS për t’u mbrojtur nga bombardimet e rënda të Rusisë në rajonin lindor të Donbasit.
Rusia vazhdon të godasë Severodonetsk dhe pjesë të tjera të Donbasit me raketa, tanke dhe sulme ajrore.



