Tërhoqi deputeten prej flokësh në Parlament, 4 vjet burg 65-vjeçarit në Shkup

Tërhoqi deputeten prej flokësh në Parlament, 4 vjet burg 65-vjeçarit në Shkup

Një gjykatë në Maqedoni dje e ka dënuar 65-vjeçarin, Pançe Angelov, me katër vjet burg për sulm fizik kundër politikanes, Radmilla Sheqerinska, kur protestuesit prokonservatorë depërtuan me dhunë në Parlamentin e Maqedonisë.

Aktualisht, zonja Sheqerinska është ushtruese e detyrës së ministres së mbrojtjes së Maqedonisë, raporton agjencia AP nga Shkupi.

Sulmuesi e pati tërhequr Sheqerinsken për flokësh gjatë këtij incidenti, i cili ishte xhiruar dhe gjerësisht ishte transmetuar në rrjetet televizive.

Nga depërtimi në Parlament ishin lënduar më se 100 vetë, përfshirë 10 ligjvënës.

Ky sulm ndodhi në periudhën e krizës politike paszgjedhore në Maqedoni, që u përshkallëzua me zgjedhjen e politikanit shqiptar, Talat Xhaferi, për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.

I dënuari Anglov, i cili ka mundur të dënohet me 10 vjet burg, në gjykatë ka kërkuar falje për incidentin në parlament. /REL / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy