
Maqedonia e Veriut nuk do të furnizohet me vaksina kundër Covid-19, para muajit mars, edhe pse institucionet kishin premtuar se vaskinat e para do të arrinin në fillim të muajit janar apo në fillim të muajit shkurt.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka bërë të ditur se Maqedonia e Veriut mund të shpresojë për vaksina kundër Covid-19 përmes sistemit Covax, në mars.
“Mekanizmi Covax, përmes një njoftimi me shkrim na ka informuar se vaksina e parë që do të mbërrijë në vendin tonë përmes këtij mekanizmi është AstraZeneca.
Dorëzimi i 35% të 175.200 dozave të planifikuara të kësaj vaksine do të arrijnë në muajin mars kurse pjesa tjetër nga mesi i vitit.
Sistemi i vaksinimit është plotësisht i përgatitur për të marrë sasitë e vaksinave përmes këtij mekanizmi, por në të njëjtën kohë po bëjmë përpjekje për të siguruar vaksina nga prodhues të tjerë dhe përmes mekanizmave të tjerë”, ka njoftuar Filipçe.
Ai gjithashtu njoftoi se institucionet kanë bërë gati listat me emrat e qytetarëve që do të jenë të parët që do të marrin vaksinën. Institucionet kanë rekomanduar vaksinimin e personave që janë infektuar pavarësisht nëse kanë antitrupa.
Maqedonia e Veriut me COVID-19 ka diagnostikuar 93.160 persona, prej tyre 82.520 janë shëruar, 2.873 kanë vdekur ndërsa 7.767 janë shëruar.



