
Ushtarët rusë përdorën dhunën seksuale si një formë torture dhe keqtrajtimi ndaj të paktën 15 të burgosurve dhe 12 civilëve, sipas një raporti të publikuar të mërkurën nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).
Në raport thuhet se burrat në fjalë kishin “pësuar raste përdhunimi, goditje elektrike dhe rrahje në organet gjenitale dhe të pasme, zhveshje të detyruar, sharje homofobike, kërcënime për tredhje dhe kërcënime për përdhunim ndaj të arrestuarve ose të dashurve të tyre”.
UNHCR dokumentoi gjashtë raste të ekzekutimeve të përmbledhura të të burgosurve ukrainas, duke përfshirë dy të kapura në videot që u shfaqën në internet më 6 mars dhe 11 prill 2023.
Videoja e parë tregonte ushtarakët rusë që qëllonin për vdekje një të burgosur ukrainas pasi ai tha “Lavdi Ukrainës”, ndërsa i dyti kapte një ushtarak rus duke i prerë kokën një ushtaraku ukrainas.
Për më tepër, të burgosurit ukrainas u detyruan të mbanin ngarkesa të rënda me municion dhe furnizime në pozicionet e vijës së parë ruse dhe të merrnin luftëtarët rusë të plagosur, ndërsa ishin të ekspozuar ndaj minave dhe granatimeve pa mbrojtje apo armaturë trupore, raporton novayagazeta.
Në fund të gushtit, UNICEF publikoi një raport ku thuhej se mbi 1300 shkolla ukrainase ishin shkatërruar që nga fillimi i luftës.



