Tenistja ukrainase Marta Kostyuk ka refuzuar të shtrëngojë duart me kundërshtaren e saj Anastasia Potapova pasi u mund 6-1, 6-3 nga rusja në ndeshjen e tyre të raundit të dytë në “Miami Open”.
Ky nuk është rasti i parë ku ndihet impakti i luftës ne botën e tenisit.
Kostyuk, e cila gjithashtu kishte refuzuar më parë të shtrëngonte duart me Varvara Gracheva, përfaqësuesen e Rusisë dhe Victoria Azarenka-n, përfaqësuese, Bjellorusia, tha: Është e qartë që ekziston një tension, ne nuk jemi mike. Ne jemi në luftë për momentin.



