Agron Shehaj përplaset me Erion Braçen në Kuvend: Je llum brenda llumit! Hajdut i vogël!

Agron Shehaj përplaset me Erion Braçen në Kuvend: Je llum brenda llumit! Hajdut i vogël!

Deputeti socialist Erion Braçe dhe kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë seancës plenare në Kuvend.

 

Debati nisi nga foltorja, ku Braçe iu drejtua Shehajt duke e akuzuar se i përket “parelinjve” që, sipas tij, kërkojnë të vendosin diktatin e parasë në vend.

 

“Je i njëjti soj, i llojit të parelinjve në këtë vend që duan të vendosin edhe më fort diktatin e parasë, ky je ti”, u shpreh Braçe.

 

Edhe pasi u ul në vendin e tij, tensionet mes tyre nuk u shuan. 

Shehaj iu përgjigj nga vendi duke i thënë Braçes: “Je llum brenda llumit, ky je ti. Hajdut i vogël”.

 

Kjo solli reagimin e menjëhershëm të Braçes, i cili u ngrit nga vendi dhe iu drejtua Shehajt me tone të ashpra, duke i kujtuar edhe deklarata të mëparshme mes tyre.

 

Në debat u përfshi edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili nga foltorja hodhi akuza ndaj Shehajt, duke e cilësuar “gjobaxhi” dhe duke i përmendur pretendime lidhur me një biznesmen dhe të dhënat e partisë së tij.

 

Situata u tensionua më tej, duke detyruar ndërhyrjen e deputetëve të tjerë për të qetësuar atmosferën. Më pas, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ndërpreu seancën për 5 minuta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy