Berisha lirohet nga arresti i shtëpisë/ Kume: Para banesës akoma asnjë zyrtar dhe simpatizant i PD-së, lajm i papritur (VIDEO)

Berisha lirohet nga arresti i shtëpisë/ Kume: Para banesës akoma asnjë zyrtar dhe simpatizant i PD-së, lajm i papritur (VIDEO)

 Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është liruar nga masa "arrest shtëpie".  

Gjykata e Posaçme ka dhënë ditën e sotme vendimin për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Berishën. 

Para shtëpisë së Berishës, gazetari Mariglen Kume, në një komunikim për “MCN live” shprehet se ende asnjë zyrtar i lartë dhe simpatizantë të PD-së nuk është parë poshtë banesës, për shkak se lajmi u dukej i pabesueshëm.

Edhe 40 minuta pas vendimit, akoma nuk kemi asnjë arritje të simpatizantëve dhe zyrtarëve të PD-së të cilët vijnë për të mirëpritur lajmin. Kjo, me gjasë, për faktin se e kishin si një lajm të papritur, ndoshta do të vijnë me vonë.

Tani kemi parë të ngjitet sipër avokatja Klodiana Xhyzari, dhe duket se çdo veprim i Berishës për të dal dhe shkuar në zyre, do të bëhet ne koordinim me juristë dhe avokatët e tij, me të cilat ai do konsultohet.

Sipas njoftimit në rrugë zyrtare, pritet që Berisha të dal një komunikim me Grupin Parlamentar dhe deputetët, prej orës 13.30.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy