Përdorimi i pesticideve, Meçaj: Zonat më të ndjeshme, Lushnja dhe Divjaka! Fermerët duhet të pajisen me "Regjistrin e Fermës" (VIDEO)

Përdorimi i pesticideve, Meçaj: Zonat më të ndjeshme, Lushnja dhe Divjaka! Fermerët duhet të pajisen me "Regjistrin e Fermës" (VIDEO)

Për Roland Meçajn, drejtor i AKVMB-së zonat më të ndjeshme në të cilat hasen më të tepër abuzime dhe gabime të fermerëve në përdorimin e produkteve të mbrojtjes të bimëve janë Lushnja dhe Divjaka.

I ftuar në studion e MCN Live, Meçaj tha se është e nevojshme që çdo fermer të pajiset me “Regjistrin e Fermës” pasi kështu do të jetë më e lehtë monitorimi.

Duke vijuar më tej, Meçaj theksoi se është më e nevojshme informimi i qytetarëve pasi gabimet bëhen kryesisht për shkak të padijes dhe informacionit jo të saktë, por shtoi se janë vendosur edhe gjoba për fermerët.

Të flasësh për produktet e mbrojtjes së bimëve nuk është asnjëherë tepër pasi ato po përdoren gjithnjë e më shumë, njerëzit i kanë prodhuar për të mbrojtur bimët nga dëmtues të ndryshëm. Përdorimi i tyre sa po vjen dhe po shtohet. Duam të informojmë fermerët dhe prodhuesit se domosdoshmëria e produkteve të mbrojtjes së bimëve nuk duhet të ngatërrohet me përdorimin e tyre jashtë normave. Ato kanë efekt negative, mund të japin efekte nëse përdoren në mënyrë të gabuar dhe jashtë afateve. Po përforcohen monitorimet, komunikimin me fermerët për të realizuar jo vetëm informimin. Përdorimi i produkteve të mbrojtjes së bimëve kanë afatet e shpërbërjes së tyre në afate. Ne kërkojmë rritje të prodhimit, por duhet t’i kushtojmë vëmendje mënyrës së përdorimit. Mënyra duhet parë që nga momenti i tregtimit të preparateve, nga dozimi i përdorimit për të vijuar më tej. Fermerët informohen përmes agjencive rajonale megjithatë kanë nevojë gjithë kohën për monitorim dhe informim pasi dhe produktet janë në evoluim dhe rrit nevojë për informim. Drejtoria jonë i ka kushtuar theks dhe monitorimit të përdorimit. Gjatë gjithë kohës jemi në kontakt me fermerët.

Kemi marrë  një nismë, pajisja e fermerëve me "regjistrin e fermës" që përcakton bimën me të cilën fermerët kryesojnë aktivitetin e tyre, që përcaktohet momenti i dezinfektimit të tokës, mbjelljes dhe përdorimit të produkteve, përmes regjistrit pretendojmë të kontrollojmë produktet bujqësore.  Pjesa më e madhe e fermerëve kanë filluar të jenë efektiv në përdorimin e produkteve të mbrojtjes së bimëve. Ka dhe abuzime, por ka dhe masa për abuzuesit, ne ndjekim një procedurë që nga ferma. Përdorimi i PMB është proces që ndodh në të gjitha produktet bujqësore. Më e ndjeshme janë zonat që janë intensive në fushën e bujqësisë, Lushnja, Divjaka. Kemi qenë pranë fermerëve, sidomos në këtë periudhë ku ka filluar prodhimi i dytë, po monitorojmë. Mendoj që pjesa e abuzimeve është në kuadrin e njohjes së informacioneve. Gabimi i fermerëve, unë besoj që të gjitha produktet që kanë dalë jashtë janë të pastra dhe pjesa e mbetjeve të PMB po tejkalohet, po vjen koha që po i vëmë në kontroll.

Tek produktet tona që shkojnë drejt eksportit nuk ka pasur asnjë produkt me mbetje pesticidesh. Legjislacioni shqiptar është përshtatur dhe me legjislacionin evropian, jemi në fazat ku pjesa e informimi do zinte pjesën më kryesore. Jemi detyruar të marrin dhe masa administrative për biznese bujqësore. Këtë vit janë marrë 20 masa disiplinore dhe ajo çka ne kërkojmë . Gjobat variojnë 25-100 mijë lekë të reja.

Masat në zonat që kultivohen perime pasi aty është më i prekshëm përdorimi i mbrojtjes së bimëve, është në zonat e Shqipërisë së Mesme, Elbasan, Lushnjë. Hapja e negociatave na ka rritur standardin e kërkesave për konsumatorin vendas, shihemi si konsumatorë evropiane.

Duke vijuar më tej, Meçaj tha se në terren janë 550 veterinerë të cilët po kryejnë kontrollin dhe monitorimin e kafshëve dhe produkteve që përdoret tek to. Meçaj bëri me dije se 2 ngarkesa janë kthyer këtë vit pasi janë konisderuar me problematika.

Drejtoria ka dy fusha, të mbrojtjes së kafshëve, bimëve dhe konsumatorëve. Pa përpilimit të ligjit dhe strukturimit të hallkave të kemi 550 veterinerë në kuadër të verifikimi dhe kontrollit. Veterinerët merren me kontrollin jo vetëm të medikamenteve që përdoren por edhe me kontrollin e kafshëve. Po hamë shëndetshëm, kontrollet po rriten.  

Ka pasur raste të ngarkesave që janë kthyer. Gjatë këtyre muajve kemi dy ngarkesa që janë konsideruar me problematika, ndërsa pjesa tjetër jo. S’janë sasi të konsiderueshme. Ngarkesat nga eksporti janë nga fermerë të ndryshëm, nuk mund të gjejmë origjinën e produktit, po mundohemi ta zgjidhim problemin me regjistrin që do të jenë detyrim. Fermerët do jenë të detyruar të paraqesin regjistrin e fermës. Rreth 20% e regjistrave të ndarë kanë filluar të ndahen dhe plotësohet dhe do të jenë punë e vazhdueshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy