Aksident i rëndë në Kukës, ndërron jetë 30-vjeçari

Aksident i rëndë në Kukës, ndërron jetë 30-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 30-vjeçari ka ndodhur sot në vendin e quajtur “Ura 6-metroshe” në Kukës.

30-vjeçari me iniciale S.D. është përplasur për vdekje nga një automjet tip “Volkswagen” që drejtohej nga A. B., 47 vjeç. Ky i fundit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme ndërsa po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Informacioni i policisë

Më datë 12.01.2022, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Ura 6-metroshe”, shtetasi A. B., 47 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”,  ka aksidentuar shtetasin S. D., 30 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy