Lirimi i Berishës, reagon Meta: Urime për gjithë ata që duan një shtet të së drejtës

Lirimi i Berishës, reagon Meta: Urime për gjithë ata që duan një shtet të së drejtës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili ndodhet në burg prej më se një muaji, uron kryedemorkatin Sali Berisha, për heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, Meta thotë se, “Desorosifikimi” i drejtësisë dhe shoqërisë tonë është një emergjencë kombëtare për të rivendosur shtetin e së drejtës dhe mbrojtur interesat kombëtare.

Përshëndetjet më të përzemërta për liderin e Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha dhe urime për të gjithë qytetarët që duan dhe meritojnë një shtet të së drejtës!

Në veçanti, dua të përshëndes Prof. Dr. Berishën me deklaratën time, si President i Republikës, të bërë më 22 maj 2021, kur ai u shpall “non grata”, sepse gjithmonë kam qenë i bindur se ajo fletërrufe u hartua kundër tij nga Edi Rama, Sorosi, Charles McGonigal, Rossini dhe Mcgonigalët e tjerë për të shkatërruar pluralizimin politik për qëllime korruptive dhe helmuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA.

Mirënjohje të jashtëzakonshme edhe për Gjykatën e Strazburgut, që si asnjëherë tjetër, e ka klasifikuar rastin “Berisha” si “leading case”, pra të rëndësishëm dhe e kanë komunikuar shumë shpejt këtë njoftim, pa pritur shterim të gjykatave të brendshme. Desorosifikimi drejtësisë dhe shoqërisë tonë është një emergjencë kombëtare për të rivendosur shtetin e së drejtës dhe mbrojtur interesat kombëtare.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor për dosjen e skandalit të lobimit të Partisë së Lirisë në SHBA, asokohe LSI, dhe CEZ-DIA.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy