“Më jep 2500 euro të hyj në provimin e patentës për ty”, arrestohet shqiptari në Itali

“Më jep 2500 euro të hyj në provimin e patentës për ty”, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar, pjesë e një grupi falsifikatorësh, është vënë në pranga në Itali. Shqiptari 25-vjeçar, me banim në Alessandria, dy nigerianë 25 dhe 30 vjeç dhe një Indian 22 vjeç, e kryenin aktivitetin e tyre në zonën mes Piemontes dhe Lombardisë.  

Ata kishin ngritur një skemë fitimprurëse duke përdorur njerëz që po përpiqeshin të merrnin patentën. Kundrejt një pagese prej 2500 euro të personit të interesuar, ata mund të fusnin në provimin e teorisë një prej “ekspertëve” të tyre.

Sipas policisë italiane, 1500 euro ishte çmimi i grupit, 1000 euro shkonin për ndërmjetësimin dhe 500 euro paguhej persoi që jepte provimin në vend të kandidatit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy