Të zgjedhurit në Kongresin amerikan votuan dje me një maxhorancë të gjerë për të hedhur poshtë veton e presidentit, Barack Obama mbi një ligj që autorizon të afërmit e viktimave të 11 shtatorit të padisin Arabinë Saudite.
Ndërkohë që Barack Obamas nuk i është kundërshtuar asnjë prej vetove të tij, të zgjedhurit e Dhomës së Përfaqësuesve votuan me 348 vota për kundërshtimin e vetos së presidentit kundër 77 vota që mbështesnin kreun e shtetit, pak pas zhvillimit të një votimi të ngjashëm në Senat.
Barack Obama i kishte vënë veton e tij këtij ligji që autorizon të afërmit e viktimave të 11 shtatorit të padisin Arabinë Saudite, një aleat i SHBA-së, implikimi i së cilës në këto atentate nuk është treguar asnjëherë.
Në 19 terroristë të atentateve që bënë rreth 3 000 të vdekur në vitin 2001, 15 ishin shtetas sauditë.



