Çejku: Kurti duhet t’i tejkalonte hatërmbetjet e të sqaronte pakënaqësitë mes tij e Ramës. Atyre ju intereson debati publik e politik! (VIDEO)

Çejku: Kurti duhet t’i tejkalonte hatërmbetjet e të sqaronte pakënaqësitë mes tij e Ramës. Atyre ju intereson debati publik e politik! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama u prit dje nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, teksa kryeministri Kurti nuk pranojë ta pres në takim. Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku, në një intervistë në MCN live, mendon se përballë një ftohtësie mes dy homologëve, në këtë rast do duhej të sqaroheshin pakënaqësitë mes tyre dhe kryeministri i Kosovës ta priste atë të Shqipërisë. "Ky është treguesi i nivelit të marrëdhënieve që kanë dy kryeministrat tonë dhe personalizimit të marrëdhënieve që ata i bëjnë marrëdhënieve dypalëshe. Sigurisht mikpritësi në këtë rast do duhej të ishte Kurti, siç janë edhe kryeministrat e vendeve të tjera, ai duhet ti tejkalonte pakënaqësitë, hatërmbetjet apo problemet që ka më z.Rama, dhe duhet ta priste, ti shpjegonte ose duhej ti paraqiste atij gjithë vërejtjet që ka në raporti me të, duke përfshirë edhe anulimin e mbledhjes së dy qeverive. Në fakt kemi një sjellje të dy anshme. Në njërën anë, qeveria Kurti pranon marrëveshjet dërguara nga Tirana zyrtare, marrëveshjet ndërqeveritare i pranon dhe i firmos ato, pranon që dy mbështetësit kryesor presidentin Osmani dhe kryetari i Kuvendit Konjufca ta prese atë, ndërsa individualisht nuk pranon ta takojë atë, duke e ekspozuar atë edhe si një lloj kryeneçësie personale". Për diplomatin Çejku, duket se kjo marrëdhënie nderpersonalë mes Ramës e Kurtit, i gjendur mes debatit publik dhe politik, duhet se ju intereson atyre vet teksa përcillet me këto sjellje. "Kur qeveritë kanë një ngërç në marrëdhëniet e tyre ndërpersonalë, ajo reflekton. Jemi në dijeni të një debati të madh publik dhe politike që shoqëron këtë marrëdhënie mes tyre madje do thoja që duke spekuluar se deri diku edhe atyre vet u interno ky debat që po i shoqëron dhe kjo sjellje që ata shfaqin. Natyrisht se nëse do kishte ardhur Kurti në Tiranë dhe nuk do ishte pritur nga Rama, do ishte një sjellje e shëmtuar, ashtu sikundër mendoj se refuzimi kategorik për të mos e takuar kryeministrin e Shqipërisë, pavarësisht me çfarë mesazhe shkoi ai apo çfarë raporti personale ka ai me Kurtin duhet ta kishte pritur, sepse turi i kryeministri është një tur ballkanik dhe nuk është se shkoj në Kosovë në mënyrë provokative". Çejku, tha se drafti për statusin e komunave në veri, nga ana e kryeminsitrit Rama, do duhej prezantuar fillimisht te kryeministri Kurti e më pas te ndërkombëtarët, duke e cilësuar si një përpjekje jo të sinqertë. Mendoj se drafti që u praqet për statutin e komunave në veri, do duhej te ishte shpërndarë tek qeveria Kurti dhe pastaj edhe tek faktori ndërkombëtar, te Gjermani e Franca. Dërgimi i njëanshëm vetëm te faktorët ndërkombëtar duke anashkaluar Kosovën, ndoshta edhe Beogradin, nuk është e dobishme, duket sikur është një përpjekje që kërkon ta mbajë z.Kurti në kështjellën e refuzimeve të vazhdueshme, pra nuk është një përpjekje krejt e sinqertë. Do doja që nëse Rama përfshihet në një proces të tillë duhet të ishte më i hapur, i drejtpërdrejtë dhe te mbajë gjithë interesat e Kosovës, si prioritare e më pastaj interesat e tjera, sepse ne nuk kemi fuqi si shtet për të përcaktuar sjellje gjeostrategjike të rajonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy