Nevalny: Putini i çmendur, lufta e tij në Ukrainë e ndërtuar mbi gëjeshtra

Nevalny: Putini i çmendur, lufta e tij në Ukrainë e ndërtuar mbi gëjeshtra

Udhëheqësi i opozitës ruse i burgosur Alexei Navalny ka dënuar presidentin Vladimir Putin në një seancë gjyqësore të drejtpërdrejtë, duke e quajtur atë një "të çmendur" që filloi një "luftë marrëzi" në Ukrainë.

"Kjo është një luftë budallaqe që filloi Putini juaj," i tha Navalny një gjykate të apelit në Moskë përmes lidhjes video nga një koloni penale korrigjuese.

"Kjo luftë është ndërtuar mbi gënjeshtra. Një i çmendur ka futur kthetrat e tij në Ukrainë dhe unë nuk e di se çfarë dëshiron të bëjë me të - ky hajdut i çmendur," tha Navalny për Putinin.

Navalny ishte dënuar më parë nga një gjykatë me nëntë vjet në një koloni të regjimit të rreptë për mashtrim dhe përbuzje të gjykatës.

Kremlini ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat e Navalny-t për Putinin, i cili thotë se ka fituar shumë zgjedhje të drejta në Rusi që nga viti 2000 dhe mbetet politikani më popullor i vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy