
Rritja në masë e numrit të të infektuarve me Covid-19, duket se ka shtuar edhe kërkesat për kryerjen e tamponit. Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, thotë në një lidhje skype me edicionin e lajmeve në TvT, se me rritjen e numri të raste të personave të infektuar, dukshëm do të duhet të shtohet edhe testimet.
“Masat e mars–prillit nuk e zhduknin dot sëmundjen, por thjesht do ta shtynin atë, pavarësisht mendimin të disave se gjithçka ka mbaruar dhe kjo solli një situatë të tillë të shtimit të të infëktuarev, prandaj nësë në shtojmë testimet, ne do të shohim një kuadër të vërtetë, sepse ne nuk i zbulojmë të gjitha rastet që i kemi”.
Alihmehmeti sqaron se ritmi i ulët i testimeve në Shqipëri, vjen nga fakti se kapaciteti i makinerive për testim është i limituar.
“Testimi i personave të dyshuar me Covid, dihet se bëhet në bazë të një filtrimi të hetimit epidemiologjik, dhe jo çdo kush mund të bëj atë. Natyrisht që ne jemi të fundit në nivel europian në bazë të ritmit ditor shumë të ulët të testimeve, sepse makineritë aq e kanë kapacitetin e tyre, duhet shtuar kapaciteti i makinerive dhe ato do të shtohen. Në bazë të strategjisë së re, do të kemi dyfishim të testimeve në një periudhë afatshkurtër”.
Për epidemiologun Alihmehmeti, hapja e shkollave nuk paraqet ndonje problem të madh, sepse mosha më e ulët është më pak transmetuese, dhe si e tillë edhe nga raportet botërore hapja e shkollave nuk është me rrezikshmëri të lartë.
“Këtu kemi një raport shumë të miër që është një raport i ECDC, që është autoriteti më i lartë europian përsa i përket kontrollit të infeksioneve, dhe ka nxjerr një raport të datës 6 gusht, dhe në këtë raport, thotë, se disa nga pikat është transmetimi i fëmiut nga fëmia, është i pazakontë dhe nuk është shkaku kryesor për infektim me SarsCov2, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë në qerdhe, kopshte e shkolla fillorë e tetëvjeçare, pra e dim se sa më e ulët mosha, është me e paktë efekte. Poashtu, një fakt tjetër thotë se evidencat nga gjurmimi i kontakteve në shkolla , të dhënat vëzhgimore nga një sërë shtetesh evropiane, sugjerojnë që rihapja e shkollave nuk ëhstë shoqëruar me rritje sinjifikante të transmetimit komunitar. Pra duket se shkolla nuk do të jetë një problem madhor”.
Mjeku Alihmehmeti është pro përdorimit të vaksinës anti-grip, meqë bazuar në disa studime, ajo ka treguar që ndihmon në parandalim dhe njëkohsisht në imunitetin e populates edhe si mbrojtje ndaj koronavirusit.



