“Parti tre muaj para zgjedhjeve”, Rakipi-Topallit: Është përçarë opozita, përse nuk u bashkuat që të ndihmonit vendin

“Parti tre muaj para zgjedhjeve”, Rakipi-Topallit: Është përçarë opozita, përse nuk u bashkuat që të ndihmonit vendin

Krijimi i partive të reja pak muaj para zgjedhjeve është kthyer në fenomen në vendin tonë. Pikërisht për këtë temë, drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV pyeti të ftuarën e tij, politikanen Jozefina Topalli se përse ata që u larguan nga opozita nuk u bashkuan për të ndihmuar vendin, por krijuan disa parti.

Siç u shpreh Rakipi këto parti duke përfshirë këtu atë të Astrit Patozit, apo Rudina Hajdarit, jëto kanë krijuar “për të vrarë liderin”.

Por Topalli theksoi se “Lëvizja për Ndryshim” ka lindur për ti dalë kundër Ramës, Bashës dhe Metës, “po ka lindur kundër të treve”, shtoi ajo.

Pjesë nga intervista:

Rakipi: Përse nuk u bashkuat dhe të krijonit një parti të vetme opozitare? Përjashto Patozin, partitë e tjera janë krijuar pak para zgjedhjeve, si ju krijuat parti para zgjedhjeve dhe përse nuk u bashkuat dhe jo të krijonit disa parti, mund të kishit marrë një grup deputetësh dhe të ndihmonit vendin? Nëse do ta kishit bërë këtë në 2017-ën nuk do ta bëja këtë pyetje sot. Kjo është edhe morale në njëfarë mënyre. Vajza e heroit thirret nga SHBA, dhe është ajo që e bëri e para këtë kapërcim duke i dhën plumbin ballit kësaj force politike. Këto kanë krijuar parti tani për të vrarë liderin.

Zheji: Gabimet paguhen.

Topalli: Unë e admiroj liderin e opozitës ruse, ai bën opozitë jo ai që dorëzon mandatin. Imagjino ti japësh votën atyre që mund të hyjnë në qeveri me Ramën apo që mund të dorëzojnë sërish mandate. Unë nuk merrem me emra por me fenomene. Lëvizja për Ndryshim ka lindur kundër Ramës, Bashës dhe Metës, po ka lindur kundër të treve.

Rakipi: Fenomentin e keni krijuar ju. Veliaj dukej njeriu më i lumtur në botë dhe tha se është përçarë opozita.

Topalli: Është mëkat në Itali që opozita ka 3-4 parti?

Rakipi: Ato nuk lindin 3 muaj para zgjedhjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy