Në studion e MCN Economy u diskutua mbi ligjin për bastet dhe mënyrën si do të vihet në zbatim. Sipërmarrësi Endri Meksi bëri një krahasim mes tregut të ligjshëm të disa viteve më parë dhe tregut të zi aktualisht, i cili sipas tij gjeneron deri në 2.5 miliardë euro në vit.
Në tregun e rregulluar, numri maksimal parashikohet të jetë 10. Gara mund të hapet për disa operatorë, por kjo është në dorë të shtetit. Interesi i aplikuesve është serioz dhe i rëndësishëm. Ka një interes të madh. Totali luajtur është 2-2.5 miliardë euro në vit.
Ne e kemi trajtuar vështirësinë e kushteve. Janë të vështira, por nuk është e pamundur për të aplikuar.
Në të zezë pagesat kryhen cash. Në tregun e rregulluar, pagesat do të bëhen përmes operatorëve. Jo vetëm bankat, por edhe përmes rrjetit të shërbimit të pagesave.
Me ligjin e ri një lojtar nuk mund të depozitojë asgjëkundi cash përveç një operatori të licencuar. Në të zezë mendohet deri në 2.5 miliardë euro vlera e këtij tregu.
Sa është leku real që është vënë në përdorim askush nuk e di. Ky është problemi kryesor i këtij tregu.
Meksi tha se bllokimi i faqeve që ushtrojnë aktivitet të paligjshëm është i vështirë.
Problemi i bllokimit të faqeve online është po aq i vjetër sa interneti. Bllokimi teknikisht i këtij fenomeni është shumë i vështirë. Institucionet që do merren janë AKEP, AMLF, sektori kibernetik pranë Policisë së Shtetit.
Nuk ka asnjë mënyrë si të kërkohen mbyllja e faqes. Rasti i Tik-Tok e provoi. Është shumë e vështirë. AKSHI hyn te pjesa e konsultimit.
Mënyra si operohet sot është përmes userave. Janë pafund. Ka bar-cafe që kanë userin e tyre dhe bëjnë lojë sa të duan. Në këto kushte është e paimagjinueshme të kërkosh ndihmë nga Policia e Shtetit.
Në lidhje me ligjin e ri, i cili nuk ka nisur ende të zbatohet, Meksi tha se aktet nënligjore janë drejt finalizimit.
Nuk kemi dijeni sa licenca do jepen. Janë bërë të gjitha aktet nënligjore. Mbetet një akt nga Ministria e Financave dhe nuk ka asnjë hap ligjor të mbetur më për t’i hapur rrugë procesit të ligjshëm.
Ndërsa në lidhje me mundësitë që autoritetet kanë pasur për të goditur aktivitetin e paligjshëm, ai u shpreh se kanë qenë të shumta, por në shumë raste policia është bërë palë me aktorët e këtij aktivteti të paligjshëm.
Të gjithë këta njerëz e njohin këtë sistem. Nuk mungojnë njerëzit e interesuar. I tërë sektori do parë në terma makroekonomikë. Imponimi i aktorëve më të fortë kriminalë vjen rrugës. Një prej tyre është marrëdhënia e tyre me policinë. Janë goditur kryesisht lojtarët deri tani. Aktorët që merreshin me softin njiheshin në treg. Për entet shtetërore nuk ka qenë e vështirë për të gjurmuar kalimin nga e bardha në të zezë. Këtu hyn Policia e Shtetit. Unë do ta përgëzoja në këtë moment mënyrën si po operon policia e shtetit për bastet dhe për makinetat slot.
Që nga koha e Covidit ka një rritje të seksit femër që lozin baste. Lufta e policisë meriton vetëm përgëzime dhe ishalla zgjat. Duhet të vijohet në mënyrë që aktorët e të zezës të binden se nuk ka më garanci për skemën e vjetër.
Meksi u pyet edhe për përfshirjen e Ergys Agasit në aktivitetin e basteve të paligjshme.
Nuk kam dijeni për përfshirjen e Ergys Agasit për përfshirjen, por ai ka favorizuar palë të treta përmes njerëzve të tij në polici.
Në lidhje me ligjin e ri, Meksi tha se kriteret për licencat e operatorëve janë të vështira, por jo të pamundura për t’u përmbushur.
Nuk them që është heshtur për këtë temë. Ligji është depozituar dhe ka kaluar. Periudha që ka pasur pas miratimit është e gjatë dhe motivet janë komplekse.
Nuk them se ka një skenar më të mirë se tjetri. Problematikat e ligjit kanë të bëjnë me vështirësimin e disa kritereve. Ndoshta gara deri në fund të vitit do të jetë mbyllur. Kriteret janë të vështira. Kërkohet prezenca e një aksionit të huaj që do të jetë deri në fund të licencës. Është një kushtëzim por nuk është e pamundur. Italia ka mbi 1 mijë operatorë bastesh sportive. Nuk gjykoj që është vështirë të gjenden partnerë të huaj. I vetmi problem është përfshirja e të huajve. Është çështje opinioni, por nuk janë kritere të parealizueshme.
AMLF është një ent rregullator dhe duhet të ketë prezencën e vet. VKM e muajit mars që prek kushtet teknike të basteve ka futur një tufë risish që për të forcuar monitorimin total të çdo transaksioni.



