
Një raketë balistike iraniane ka goditur qytetin Dimona në jug të Izraelit.
Kshtu raporton media ndërkombëtare The Telegraph.
Pamjet e publikuara tregojnë momentin e shpërthimit në zonën e goditur, ndërsa autoritetet izraelite kanë reaguar menjëherë duke aktivizuar shërbimet e emergjencës.
Sipas shërbimit të ambulancës në Izrael, të paktën 23 persona janë transportuar në një qendër mjekësore pranë zonës së ngjarjes. Mes të plagosurve ndodhet edhe një djalë 10-vjeçar, i cili raportohet në gjendje të moderuar.
Ngjarja vjen në një kohë tensionesh të larta në rajon, ndërsa pritet që situata të ndiqet me zhvillime të mëtejshme në orët dhe ditët në vijim.



