Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi dënimin me 126 vite burgim në total për “Xibrakën” e Elbasanit. Anëtarët e këtij grupi kriminal trafikonin kokainë dhe mes tyre ndodhej edhe Ermal Hoxha, nipi i Enver Hoxhës. Për këtë të fundit, prokuroria kërkoi 13 vite burg.



