Kapet anija që vinte nga Panamaja me 20 tonë hashash, arrestohen 11 malazezë (VIDEO)

Kapet anija që vinte nga Panamaja me 20 tonë hashash, arrestohen 11 malazezë (VIDEO)

Një anije me 20 tonë hashash është sekuestruar sot nga policia italiane në Palermo. Anija “Remus” me flamur panamez kishte në bord edhe 400 mijë litra naftë. Guardia di Finanza vuri në pranga të gjithë ekuipazhin: 11 persona nga Mali i Zi.

Sipas verifikimeve, pasi është nisur nga Las Palmas në Gran Canaria, anija kishte deklaruar se do të udhëtonte drejt Tuzlës në Turqi, përmes Aleksandëisë në Egjipt. Por e ndjekur nga mjetet ajrore të Guardia di Finanza-s, anija ka fikur transmetuesit pranë brigjeve afrikane, për të humbur gjurmët.

Guardia di Finanza kishte marrë informacion për një trafik të mundshëm droge dhe në këto kushte u ka kërkuar autoriteteve panameze autorizimin për të ndërhyrë ndërsa anija ndodhej në ujërat ndërkombëtare.

Anija është shoqëruar në portin e Palermos, ku pasi janë zbrazur serbatorët e naftës janë gjetur edhe 20 tonë hashash të 13 llojeve të ndryshme, me një vlerë prej 150-0200 milionë euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy