Chuck Feeney është cilësuar nga “Forbes” si James Bond i filantropisë. Miliarderi e ka vënë pasurinë e tij në dispozicion të enteve të bamirësisë, por ndryshe nga shumë të tjerë, e ka bërë këtë para vdekjes, në mënyrë që të shikojë me sytë e vet se si do të përdoret ajo.
Feeney (Charles Francis) është 89 vjeç, irlandez me shtetësi amerikane. Është bashkëthemelues me Robert Miller në Duty Free Shoppers Group. Falë shitjes në aeroporte të produkteve të luksit, ai ka bërë një pasuri të madhe, por ndërkohë vetë ka jetuar thjesht.
Për projektet e tij filantropike, Feeney ka ndarë 8 miliardë dollarë.
Ai ka themeluar në vitin 1982 “The Atlantic Philanthropies”, një nga fondacionet më të mëdha private në botë që përqendrohet te shëndeti publik.



