MEPJ: Jemi në kontakt me shqiptarë që kërkojnë të largohen nga Rripi i Gazës

MEPJ: Jemi në kontakt me shqiptarë që kërkojnë të largohen nga Rripi i Gazës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë bën me dije se është në kontakt me qytetarë shqiptarë që duan të largohen nga Rripi i Gazës. 

MEPJ thekson se përmes ambasadave të vendit tonë në Izrael dhe Egjipt vijojnë përpjekjet për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në vështirësi.

Kujtojmë që së fundmi Izraeli u ka lënë një ultimatum 1,1 milionë banorëve në Gaza që të zhvendosen brenda 24 orëve, ndërkohë që është në rritje numri i viktimave si pasojë e luftimeve. 

Në njoftim e MEPJ thuhet se:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes Ambasadave të Republikës së Shqipërisë në Izrael dhe Egjipt vijon përpjekjet për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në vështirësi, për shkak të luftës në Izrael dhe Rripin e Gazës. Pas disa intervistave në media, MEPJ përmes ambasadës në Egjipt është vënë në kontakt me disa qytetarë (shtetas shqiptarë) të cilët kërkojnë të largohen nga Rripi i Gazës. Prej 48 orësh MEPJ është në kontakt orë pas ore me këta shtetas, të cilët vetëm dy ditë më parë kanë deklaruar zyrtarisht se jetojnë në Rripin e Gazës. Më herët, MEPJ nuk ka patur asnjë deklarim të shtetasve shqiptarë, pranë autoriteteve të saj në Egjipt apo Izrael, që jetojnë në Rripin e Gazës. Prej kontaktit të parë me këta shtetas, MEPJ është në komunikim në vazhdueshëm me përfaqësitë e saj në Egjipt dhe Izrael dhe organizatat ndërkombëtare për lehtësimin e daljes së shtetasve nga Rripi i Gazës.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy