Ish - kryeministri Berisha ka akuzuar këtë të dielë kryeministrin Rama për një qëndrim të pafytyrë lidhur me çështjen e “vettingut” për gjykatësit shqiptarë kandidatë për në Strasburg. Sipas Berishës, Kushtetuta e Shqipërisë i detyron gjykatësit kandidatë për në Strasburg t’i nënshtrohen “Vettingut” ndërsa komisioni në të cilin janë përzgjedhur gjykatësit kandidatë nuk ka asnjë tagër të thyejë kushtetutën – deklaron ish-kryeministri.



