
Eksperti i IT Besmit Semanaj në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në fier ku një 19 vjeçar humbi jetën pas një konflikti.
Lidhur me këtë ai tha se kemi degradim të rrjeteve sociale dhe se organet kompetente duhet të ndërhyjnë në të gjitha format. Sipas tij duhet të rregullohet kuadri ligjor sepse nuk kemi rregullim të ligjit që nga viti 2005 dhe se duhet të rregullohen dhe kurrikulat shkollore për rreziqet ndaj teknologjisë.
Përsa i përket rastit në fjalë nuk duhet ta lidhim me përdorimin e rrjeteve sociale sepse mund të ndodhte dhe në jetën e përditshme nuk ka qenë një like, por dhe një fyerje, një ngacmim.
Ne jemi një emergjencë kombëtare sa i përket të rinjve por jo nga pjesa e teknologjisë, por rinia shqiptare kanë kaluar në një degradim social sepse kjo shprehet dhe nga keqpërdorimi që po i bëhet rrjeteve sociale dhe jo nga tiktok, instagram etj por po të futemi dhe më thellë po të shohim platforma si telegram ka grupe që ka qindra persona që shpërndajnë pornografi dhe pedofili, fyerje etj duke i çuar deri aty sa të mendojnë dhe vetëvrasjen.
Pra kemi degradim dhe rrjetet sociale po i mundësojnë familjeve se në çfarë pike është shoqëria, nga ana tjetër s’kemi asnjë përpjekje për të mësuar fëmijët se si duhet të përdoren këto rrjete sepse një pjesë e madhe sidomos adoleshentët veprojnë sikur nuk do zbulohen dhe këto sjellin konsiguenca që fatkeqësisht po përfundojnë dhe me humbje jete.
Ky ishte një rast për një like, por kemi raste dhe për një sms, profile fallco, pra situata është shumë shqetësuese dhe organet duhet të ndërhyjnë në të gjitha format.
Mjafton të hyjmë në tiktok por kemi shumë që kërcënojnë dhe shumë prej atyre kërcënimeve janë bërë realitete, duke dhunuar, duke marrë persona live peng dhe çfarë ka ndodhur të njëjtët persona vazhdojnë të denigrojnë figurat si të personave të qytetarëve por dhe të personazheve publike se në fund të ditës dhe ata njësoj si ne i kanë ndjeshmëritë.
I pyetur pse e ndani rastin e fierit për një like, Semanaj tha se rastin në fjalë e ndan sepse kemi të bëjmë me një ngacmim dhe sipas tij duhet të rregullohet kuadri ligjor. Ai theksoi se çdo javë kemi raste të ngjashme ku teknologjia ka qenë pika e nisjes për të tilla konflikte
Përpara janë vrarë për një shikim, për një sms, për një fjalë të hedhur pra s’ka të bëjë te keqpërdorimi i rrjeteve sociale. Në Shqipëri fatkeqësisht kalon në akte ekstreme dhune, nuk ka të bëjë me raste që përdoren rrjetet sociale për kërcënime dhe shantazhe.
Pikë së pari duhet të rregullojmë kuadrin ligjor, kemi një ligj të 2005 aktualisht dhe krimet që kryhen me anë të internetit po hetohen bazuar me krimet konvencionale, por ligji është A njëherë, duhet të kemi persona që vihen në përgjegjësi për krimet kibernetike që ata kryejnë.
E dyta duhet të kemi një ndërgjegjësim që nuk duhet të jetë për adoleshentët dhe fëmijët por dhe për prindërit dhe personat e rritur dhe kjo mund të bëhet duke rregulluar kurrikulat shkollore. Duhet të ketë trajnim dhe për prindërit që ti sqarojmë se cilat janë rreziqet. Nga ana tjetër duhet të trajnojmë të rriturit dhe si tu qëndrojmë pranë këtyre personave.
Më tej ai theksoi se gjuha shqipe sipas statistikave është gjuha më e dhunshme e përdorur në internet dhe se nuk ka persona që të vihen përpara përgjegjësisë.
Kemi pothuajse çdo javë e muaj raste të ngjashme ku teknologjia ka qenë pika e nisjes së konfliktit. Nga keqpërdorimi që po i bëhet rrjeteve sociale kemi qindra persona që kanë probleme me shëndetin mendor.
Duhet të nisim nga A, nga këto shenja të vogla për të ruajtur katoi fatkeqësi të mëdha. Është fenomen që është në të gjitha shtetet, por nga ana tjetër bazuar në statistika gjuha shqipe e përdorur në internet është më e dhunshmja që ndodh.
Është në nivelet më të larta të kontinentit të Evropës. Nuk kemi persona të vënë para drejtësisë, vetëm dy muajt e fundit kishim disa lëvizje, një pjesë e madhe e publikimeve bëhen për përfitime monetare.



