
Është publikuar në fletoren zyrtare në Itali projektligji i propozuar nga ministri i Brendshëm, Mateo Salvini, i cili parashikon riintegrimin e roleve biologjike në vend të përcaktimit të përgjithshëm "prindër”. Në kartën e identitetit të të miturve do të kthehen përcaktimet "mami" dhe "babi", në vend të prindi 1 dhe prindi 2.
Por megjithatë, nuk mund të thuhet se projektligji garantoi mbështetje të plotë, pasi nuk munguan edhe zërat kundër, me argumentin se ka efekte diskriminuese. Por qeveria italiane nuk është stepur as nga kërkesa për modifikim të projektligjit. Ligji aktual parashikon që emrat e "prindërve" të paraqiten në letërnjoftim, ndërsa risia e bën të qartë referencën ndaj seksit dhe rolin e prindërve duke i identifikuar si "babai" dhe "nëna", fakt që përjashton automatikisht prindërit të së njëjtës gjini.
Pikërisht për këtë arsye, për ata që janë kundër, ky ndryshim nuk do të ishte i mundshëm: për shkak të efekteve evidente diskriminuese ndaj fëmijës që nuk u është besuar prindërve biologjikë, por atyre që ushtrojnë rolin në bazë të një akti lindjeje, për njohjen e një adoptimi jashtë vendit midis personave të të njëjtit seks.
Megjithatë projektiligji i cili duket se ka sfiduar në masë qëndrimet kundër, u nënshkrua nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Administratës Publike dhe Ministria e Ekonomisë më 31 janar 2019.
Në fund të nëntorit, vetë ministri Salvini kishte propozuar riintegrimin e "babait" dhe "nënës", duke marrë kritika edhe nga aleatët qeveritarë të Lëvizjes 5 Yjet.
Ndërkohë që Franca mban qëndrim të kundërt me Italinë, pasi ajo është drejt miratimit të një ligji, i cili përcakton prindi 1 dhe 2 në kartën e identitetit të të miturve.



