Një operacion i policisë së Fierit i koduar “Grecalli”, ka vënë në pranga një person pas zbulimit të bimëve narkotike kanabis sativa.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit dhe si rezultat edhe i informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin policor antikanabis.
Në kuadër të operacionit u vu në pranga Xh. Th., 28 vjeç, banues në Grecalli, Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Në tokën në pronësi të të riut, shërbimet e policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Ndaj tij, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.



