Video - horror, xhihadistja e mitur ka një mesazh për të rriturit

Video - horror, xhihadistja e mitur ka një mesazh për të rriturit

Një video e bërë publike nga mediat britanike tregon se si një vajzë e mitur, që dyshohet të jetë ushtare e ISIS, i pret kokën një kukulle sipas “ritualit xhihadist” fill pasi me tehun e thikës të drejtuar nga objektivi i kamerës shpërndan mesazhe urrejtjeje.

 

Vajza e mitur nuk mund të identifikohet pasi fytyrën e ka të mbuluar me burka ndërsa video është zbuluar nga Instituti kërkimor i Mediave për Lindjen e Mesme. Kjo video qarkullonte mes xhihadistëve nëpërmjet mesazheve në rrjet.

 

"Rrënjos terrorin , shfaros... dhe masakro. Betejat do të zhvillohen në tokat tuaja. Shpata ime është mprehur për t’iu shkatërruar.

 

Ne marshuam gjatë natës për të prerë kokat me thikën e hakmarrjes që sulmon ata që e meritojnë. Allahu Akbar!" – thotë xhihadistja-fëmi në video pak para se t’i priste kokën kukullës së saj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy