Nga Luljeta Progni
Këto ditë marrëdhënia President – Kryeministër ka hyrë në një krizë të re. Bujar Nishani si President nuk ka dekretuar ende emërimet e reja të kryeministrit Rama në qeverinë e tij. Ndryshe nga rastet e mëparshme, Bujar Nishani ka dekretuar vetëm shkarkimin e Shkëlqim Canit nga detyra e Ministrit të Financave dhe shkarkimin e Arben Ahmetajt nga detyra e Ministrit të Ekonomisë. Por presidenti nuk ka dekretuar ende, emërimin e Arben Ahmetajt në detyrën e Ministrit të Financave dhe atë të Milva Ekonomit në Ministrinë e Ekonomisë.
Gjithashtu më së fundi, Nishani përballemt me rrezikun e një shkarkimit të tij nga detyra. Të paktën kështu ka deklaruar Ministrja e Marrëdhënieve mes Parlamentit dhe Qeverisë, Ermonela Felaj. Me këtë vonesë, Presidenti ose po përpiqet të luajë me nervat e Kryeministrit ose ka ndërmënd të sprovohet si burrat deri sa të shkojë në shkarkimin e tij. Kjo mbetet për tu parë ditët në vazhdim. Mazhoranca e ka thënë fjalën e saj. Kërcënimi i Felajt është një sinjal jo pak i rëndësishëm.
Progni këtë fundjavë sjell një temë jave ku pasqyrohen 17 përplasjet institucionale mes Presidentit të Republikës dhe Ekzekutivit Rama dhe sensin e protagonizmit të Bujar Nishanit në disa momente kyçe të politikës shqiptare.



